E do Reali, Eintracht kërkon 100 milionë euro për Kolo Muanin
BKT
Sport

E do Reali, Eintracht kërkon 100 milionë euro për Kolo Muanin

F.Bytyqi/RTKLive

Real Madridi nëse e dëshiron sulmuesin Randal Kolo Muani, duhet të derdh në arkën e Eintracht Frankfurtit hiq më pak së 100 milionë euro.

Klubi gjerman sipas medieve britanike, do të kërkojë 100 milionë euro për Muani, i cili është një nga më të kërkuarit e kësaj verë.

Muani, ka bërë një sezon të madh me Eintrachtin, dhe performanca e tij e shkëlqyer ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane përfshirë edhe gjigantin spanjoll, Real Madrid.

‘Los Blancos’ tashmë janë hedhur në kërkim të pasuesit të Karim Benzemas, dhe asi i Eintrachtit është në listën e madrilenëve.

Muani në sezonin që e lamë prapa, ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 17 asistime për Eintrachtin.