11:58 / 16.06.2023
Kjo është oferta e Milanit për Chukwueze-n
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi italian, AC Milan tashmë është duke punuar për ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri të garave.
“Rossonerët” sipas medieve italiane, janë hedhur në sulm për Samuel Chukwueze-n e Villarealit.
Madje, milanistët thuhet se tashmë e kanë dërguar ofertën e tyre në vlerë prej 15 milionë euro në adresë të skuadrës spanjolle për asin e tyre, derisa Villareal kërkon 30 milionë euro për Chukwueze.
“Milan ka bërë një ofertë prej 15 milionë euro për Chukwueze. Villarreal kërkon 30 milionë euro, por një ofertë më e lartë do të dorëzohet në ditët vijuese”, shkruajnë mediet italiane.
Përveç Chukwueze-s, Milani është duke i monitoruar edhe disa lojtarë të tjerë të cilët synon t’i sjellë në ‘San Siro’.























