Nora e argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.
Nora ka humbur duelin finale ndaj francezes, Sarah Leonie Cysique. Nora e cila i sjellë një tjetër medalje Kosovës, deri në duelin finale shënoi katër fitore, njërën pa luftë.
Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.
Nora mposht holandezen Beurskens, kalon në finalen e Grand Slamit
(E plotèsuar) Xhudistja kosovare Nora Gjakova vazhdon shkëlqimin në arenën ndërkombëtare.
Nora është kualifikuar në finalen e Grand Slamit të Kazakistanit, duke mundur holandezen Julie Beurskens, duel ky i zhvilluar në kategorinë 57 kg.
Kampionia olimpike paraprakisht rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se letonezja Anastasija Sokirjanska.
Kujtojmë së Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.























