Rama: Aleatët ofruan marrëveshje të artë për njohjen e Kosovës nga Serbia
BKT
Lajme

Rama: Aleatët ofruan marrëveshje të artë për njohjen e Kosovës nga Serbia

rtsh.al

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë të premten shpresë për qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në Tiranë në konferencën për shtyp me homologun e tij hungarez, Viktor Orban, Rama tha se bashkësia euroatlantike ka ofruar një zgjidhje të përbashkët që do t'i japë fund njëherë e mirë përplasjeve dhe do të sigurojë njohjen e Kosovës edhe nga Serbia.

Rama tha se marrëveshja e ofruar në tavolinë nga ndërkombëtarët, është një mundësi që në ardhmen mund të mos përsëritet më.

 “Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme për de-eskalimin. Ajo që është më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri për të bërë Kosovën të njohur nga Serbia" tha Rama.

"Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë. Sot bashkësia euroatlantike i ka dhënë mundësinë e artë Kosovës, propozimi i BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.  Mund ta them me plot gojën që ajo marrëveshje në tavolinë dhe kjo mundësi e artë në këtë moment, nuk do jetë aty përgjithmonë sepse situatat mund të ndryshojnë dhe mund të hyjmë në një tjetër kohë të gjatë në histori ku nuk do kemi zgjidhje” tha kryeministri shqiptar, në një deklaratë që tingëlloi si një thirrje drejtuar autoriteteve kosovare dhe atyre serbe.

 


MË SHUME NGA Lajme