Protestë në Shqipëri në mbështetje të Kosovës
BKT
Foto:RTSH
Lajme

Protestë në Shqipëri në mbështetje të Kosovës

RTSH

Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur para Kryeministrisë dhe kanë  zhvilluar një protestë solidarizuese me Kosovën.

Qytetarët, të cilët janë mbledhur në protestë përmes thirrjeve në rrjetet sociale, kanë kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

Nën moton “Dje, Sot, Nesër, Përjetë Bashkë!”, qytetarët janë solidarizuar me qytetarët e Kosovës pas tensioneve dhe dhunës që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Qytetarët kanë mbajtur në duar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë dhe parullat “Duam bashkimin e kombit” si dhe i kërkojnë qeverisë shqiptare të jetë krah Kosovës.

Qeveria shqiptare ka kërkuar nga Kosova që të pranojë propozimet e ndërkombëtarëve, teksa vetë kryeministri Edi Rama i ka dërguar një propozim për asociacionin Francës dhe Gjermanisë. Draft që nuk u prit mirë nga qeveria e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti tha “t’i dërgojë Serbisë për pakicat shqiptare atje”.

Në Kosovë situata vijon të jetë e tensionuar, ku pas protestave të serbëve kundër vendosjes së kryetareve të rinj në institucionet e komunave me shumicë serbe dhe dhunës ndaj forcave të KFOR-it, pak ditë më parë u kapën edhe 3 policë kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Teksa qeveria e Kosovës deklaron se ato janë rrëmbyer brenda territorit të saj, Beogradi pretendon se 3 efektivët e Kosovës kishin hyrë të armatosur brenda Serbisë. Për kapjen e 3 policëve të Kosovës, edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin e tyre.


MË SHUME NGA Lajme