Bjellorusi-Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve
BKT
Foto: Fatmir Bytyqi/RTKlive
Sport

Bjellorusi-Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve

Fatmir Bytyqi /Budapset/ RTKLive

Pak orë na ndajnë nga Bjellorusi-Kosovë, sfidë kjo që do të luhet në kuadër ta xhiros së katërt në kualifikueset e EURO 2024.

Dardanët mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Budapest para ndeshjes më Bjellorusinë.

Kosova në këtë duel nuk do të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit të lënduar, por në dyshim është edhe paraqitja e Milot Rashicës.

Megjithatë, trajneri Alain Giresse beson se skuadra e tij, do ta fitojë duelin me bjellorusët.

Kombëtarja jonë në këtë cikël garash, ka zhvilluar tri ndeshje dhe po aq barazime.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi.  Ndeshja Bjellorusi-Kosovë fillon në orën 20:45.