Zhdrella emërohet Drejtor Sportiv i klubit të Llapit
Uran Krasniqi / RTKLive
Ish-futbollisti, Mentor Zhdrella është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të Llapit.
Klubi nga Podujeva ka njoftuar se Bordi drejtues i klubit ka vendosur për Zhdrellën në pozitën e Drejtorit Sportiv pasi që kontributi i tij për Llapin në të kaluarën si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm.
Tridhjetë e katër vjeçari është prezantuar sot në prani të kryetrajnerit Tahir Batatina i cili i ka dëshiruar mirëseardhje Zhdrellës në mesin tonë.
Ish-mesfushori i njohur është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e Drejtorit Sportiv.
"Falenderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t'i arrijmë objektivat tona", ka thënë Zhdrella për faqen zyrtare të klubit.























