Kurti emëron dy zëvendësministra në dy ministri
BKT
Lajme

Kurti emëron dy zëvendësministra në dy ministri

F. Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri Kurti emëroi Ali Tafarshikun.

“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, Agon  Dobrunës dhe Ali  Tafarshikut”, thuhet në njoftim.​


MË SHUME NGA Lajme