Bjellorusia u jep goditje të madhe shpresave të Kosovës për Euro 2024
Uran Krasniqi / RTKLive
Kosova ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet e vlefshme për Euro 2024. Kjo ka ndodhur të hënën në Budapest, ku "Dardanët" janë mposhtur nga Bjellorusia me rezultat 2-1.
Për kohë të gjatë, duke pasur pak raste, skuadrat nuk kanë arritur ta bëjnë dallimin, por diferenca e madhe ka ndodhur pas minutës së shtatëdhejtë kur bjellorusët kanë shënuar dy gola për dy minuta.
Një top i kthyer gabimisht nga Hekuran Kryeziu në minutën e shtatëdhjetë e tretë ka bërë që bjellorusët të përfitojnë dhe Morozov të realizojë.
Ende pa e marrë veten Kosova nga goli i parë ka ardhur edhe goli i dytë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e pestë kur Ebong ka shënuar nga afërsia.
Krejt çfarë ka mundur të bëjë Kosova ka qenë ngushtimi i epërsisë.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e gjashtë kur Vedat Muriqi është penguar në zonën bjelloruese të mbrojtjes, duke bërë që referi ta tregojë pikën e bardhë, ku Muriqi është treguar i saktë.
Në tabelën e Grupit I me gjashtë skuadra e të cilën e kryeson Zvicra me dhjetë pikë, Kosova gjendet në pozitën e parafundit me tri pikë.
Kosova ngushton epërsinë
Vedat Muriqi ka realizuar gol për Kosovën, duke e ngushtuar epërsinë nga 2-0 në 2-1.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e gjashtë kur sulmuesi shtatlartë është penguar në zonën bjelloruese të mbrojtjes, duke bërë që referi ta tregojë pikën e bardhë, ku Muriqi është treguar i saktë.
Në dispozicion të Kosovës për të synuar barazimin janë vetëm edhe minutat shtesë.
Bjellorusia i shënon dy gola Kosovës për dy minuta
Bjellorusia ka kaluar në avantazh të dyfishtë përballë Kosovës. Dhe krejt kjo ka ndodhur për dy minuta.
Një top i kthyer gabimisht nga Hekuran Kryeziu në minutën e shtatëdhjetë e tretë ka bërë që bjellorusët të përfitojnë dhe Morozov të realizojë.
Ende pa e marrë veten Kosova nga goli i parë ka ardhur edhe goli i dytë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e pestë kur Ebong ka shënuar nga afërsia.
Në dispozicion të Kosovës për të bërë ndonjë ndryshim janë edhe rreth pesëmbëdhjetë minuta.
Humbja e kësaj ndeshje e lë Kosovën pothuajse pa mundësi kualifikimi në Euro 2024.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi-Kosovë
Vetëm pak më shumë të tregohej i saktë Bersant Celina në minutën e tridhjetë e nëntë dhe shkuarja në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh do të ishte me epërsi.
Por kjo nuk ka ndodhur. Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi - Kosovë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, e cila po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Rasti i Celinës ka qenë më i miri për Kosovën në pjesën e parë.
Sa u takon bjellorusëve, rasti më i mirë ka qenë ai i Ebong, por që Muric e ka pritur.
Në dispozicion të skuadrave për ndryshimin e rezultatit mbetet edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë.
Në minutën e njëzet e pestë Kosova ka bërë një zëvendësim të detyruar, ku Ermal Krasniqi ka debutuar në vend të Leart Paqaradës së lënduar.
Nis ndeshja Bjellorusia - Kosova
Ka nisur ndeshja Bjellorusi - Kosovë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Duke qenë se Bjellorusia është një shtet i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndeshja ku Bjellorusia është nikoqir është vendosur që të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Deri tek kjo ndeshje Bjellorusia ka ardhur nga humbja prej Izraelit, ndërsa Kosova nga barazimi me Rumaninë.
Aktualisht Grupin I e kryeson Zvicra me nëntë pikë. Kosova gjendet në pozitën e katërt me tri pikë, kurse Bjellorusia në vendin e gjashtë pa asnjë pikë.
Bjellorusia - Kosova, formacionet
Bjellorusia dhe Kosova ndeshen sonte në përballjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























