Bllokohen rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Merdare|Video
BKT
Lajme

Bllokohen rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Merdare|Video

F. Sertolli / RTKlive

Gazetari i RTK-së, Ahmet Maholli i cili gjendet në pikën kufitare në Merdare tha se 20 kilometra nga pika kufitare Merdare në brendi të Serbisë mjete transportuese kanë bllokuar qarkullimin rrugor për automjetet që depërtojnë nga Kosova.

Ai tha se disa autobusë dhe vetura janë kthyer prapa. “Ata që kanë dashur të shkojnë në vendet perëndimore me vetura janë kthyer për të shkuar nëpër pikat tjera kufitare”, tha ai, duke shtuar se kalimet në këtë pikë kufitare janë minimale.

Sipas tij, një situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Jarinjë.

Edhe qytetarët të cilët po ktheheshin nga Merdare i thanë RTK-së se për shkak të rrugës që është bllokuar na duhet të kthehemi.

“Na thanë policia që ne nuk ju ndalim, por atje në brendi rruga është e bllokuar”, thotë një qytetar që po kthehej për tu drejtuar në pikën kufitare për nga Mali i Zi.  

Ndryshe, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje e Merdare. Siç mësohet nga burime te ndryshme jo zyrtare, ata nuk po lejojnë të kalojnë kamionët dhe autobusët nga Kosova që shkojnë nga pika e Jarinjës dhe Merdares.

Të njëjtat burime thonë se 20 kilometra larg kufirit janë të bllokuara rrugët. Këto veprime të serbëve vijnë pasi Kosova ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe kamionëve serb në Kosovë për shkaqe sigurie pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga ana e Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme