Kosova U21 fiton bindshëm kundër Estonisë
BKT
Sport

Kosova U21 fiton bindshëm kundër Estonisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova U21 e ka nisur me këmbë të mbarë fushatën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë skuadra e trajnerit Afrim Tovërlani ka fituar bindshëm kundër Estonisë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0. 

Për dyzet minuta kosovarët kanë dominuar estonezët, por goli mungonte. Dhe kur është krijuar përshtypja se skuadrat do të shkonin në  pushim pa u prekur rrjetat, në skenë ka dalur    
Llugiqi i cili ka shënuar dhe e ka vendosur Kosovën në avantazh.  

Edhe në pjesën e dytë Kosova ka dominuar. Provë e kësaj ka qenë zhvillimi i minutës së shtatëdhjetë, kur Hoti ka realizuar edhe golin e dytë, i cili ka rezultuar të jetë edhe gol i vulosjes së fitores. 

Nga minuta e tetëdhjetë e pestë Kosova ka luajtur me një lojtar më pak, pasi Letaj ka marrë edhe kartonin e dytë të verdhë. 

Kosova e mbyllë me gol pjesën e parë kundër Estonisë

Kosova e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes me Estoninë, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024  dhe po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Për dyzet minuta kosovarët kanë dominuar estonezët, por goli mungonte. Dhe kur është krijuar përshtypja se skuadrat do të  shkonin në  pushim pa u prekur rrjetat, në skenë ka dalur    
Llugiqi i cili ka shënuar për skuadrën e drejtuar nga Afrim Tovërlani.

Kosova U21 - Estonia U21, formacionet

Kosova U21 dhe Estonia U21 përballen sonte në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 me fillim nga ora 20:00. Tashmë  janë publikuar edhe formacionet.No description available.