Phillips zbulon të ardhmen
BKT
Sport

Phillips zbulon të ardhmen

F.Bytyqi/RTKLive

Kalvin Phillips, mesfushori i Manchester Cityt, i cili shënoi një gol në fitoren e Anglisë 7-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar se nuk do të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës.

Mesfushori i “Tre Luanëve” duke folur për ‘BBC’, ka thënë se nuk ka arsye të largohet nga skuadra e cila fitojë tripletën.

 “E kam ndërmend të qëndroj në Manchester. Ne sapo fituam tripletën. Nuk kam arsye të largohem”, ka thënë Phillips.

Ai ka shtuar se “synon të bëjë më të mirën për City-n në sezonin e ardhshëm”.