Asllani i ngazëllyer me fitoren dhe golin e shënuar ndaj Ishujve Faroe
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, është shprehur tejet i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar kundër Ishujve Faroe.
Kuqezinjtë mbrëmë mposhtën Ishujt Faroe (1-3), duke bërë një hap të madh në garën për kualifikimin në “EURO 2024”.
Asllani falënderoi trajnerin për besimin që i dha në duel me Ishujt Faroe. Ai mendon se ka shfrytëzuar mjaft mirë mundësinë që kishte marr nga trajneri brazilian i Shqipërisë.
“Shpresoja të vinte ai top, sepse e pashë linjën e kundërshtarit shumë të tërhequr. Falënderoj trajnerin që më dha mundësinë që nga minuta e parë. Besoj se e kam shfrytëzuar mundësinë, jo vetëm me golin e shënuar. Të gjithë e dinë që unë provoj nga distanca, sapo më jepet mundësia. Shkoi tri herë keq, pastaj erdhi goli”, ka thënë Asllani.























