22:19 / 21.06.2023
Kovacic drejt Manchester Cityt
Manchester City ka rënë dakord për një marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit kroat, Mateo Kovacic, sipas agjencisë së lajmeve PA.
Siç mësohet, bëhet fjalë për një marrëveshje prej 30 milionë funtesh.
Kovacic, i cili iu bashkua Chelseas nga Real Madrid në vitin 2018, gjendet në vitin e fundit të kontratës së tij në "Stamford Bridge".
Kovacic do të mbërrinte në City si katër herë fitues i Champions League pasi ishte pjesë e skuadrës së Chelseas në 2021 po e kishte fituar atë edhe në tri raste të tjera me Real Madridin.























