Mehaj viziton Pejën: Jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet
BKT
Lajme

Mehaj viziton Pejën: Jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet

E. Hoti/ RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan sot Pejën, pas vërshimeve të mbrëmshme në këtë qytet.

Mehaj dhe Krasniqi së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe me përfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kanë parë nga afër gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme në Pejë.

Sipas një njoftimi , ata vizituan lagjet Asllan Qeshme, Xhemajl Kada dhe Fidanishte të cilat janë dëmtuar dhe prekur më shumë nga këto vërshime.

“Vizituan familjen Ademaj për t’i shprehur ngushëllime për dy më të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht nga këto vërshime”, thuhet në njoftim

 Më tej u tha se Qeveria ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet për ndihmuar në përballimin e situatës.​.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë Njësitet e kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës”, thuhet në njoftim.​

Të shtunën, Peja është përballur me shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje duke lënë të vdekur dy persona.

Nga vërshimet e djeshme në Pejë, për pasojë kanë humbur jetën një djalë pesë vjeç dhe nëna e tij.


MË SHUME NGA Lajme