Krasniqi falënderon miqtë e Kosovës që ndikuan në lirimin e 3 policëve
BKT
Foto: Memli Krasniqi/Facebook
Lajme

Krasniqi falënderon miqtë e Kosovës që ndikuan në lirimin e 3 policëve

J.Musliu/RTKlive

Pas vendimit për lirimin e tre policëve të arrestuar nga policia e Serbisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë.

Sipas tij, ishin ata që u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.

“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë”, deklaroi kryetari i kësja partie opozitare.

Përmes një postimi në Facebook, është shprehur se vendimi për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, është lajm i mirë.

“Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces”, deklaroi ai.

“Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”.



MË SHUME NGA Lajme