Rama takohet me Josep Borrell dhe Ursula Von der Leyen
BKT
Shqipëri

Rama takohet me Josep Borrell dhe Ursula Von der Leyen

RTSH

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të martë në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndërsa është takuar edhe me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. 

Kjo e fundit ka bërë me dije se gjatë takimit me Kryeministrin Rama kanë diskutuar në lidhje me progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor.

“Takim shumë i mirë me Edi Ramën. Ne diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Von der Leyen në Twitter.

 Sakaq, gjatë vizitës në Bruksel, Rama u takua dhe me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Në takimin me Michel, Rama deklaroi se kryefjalë e bisedës, ishin tensionet Kosovë-Serbi. Rama dhe Michel kanë vënë theksin te de-eskalimi i menjëhershëm i situatës në veri.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shkruante Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri