09:32 / 28.06.2023
Don Lush Gjergji viziton BIK-un, mbijetesa jonë mrekulli e Zotit
Visar Shatrolli/RTK
Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kishës Katolike të Kosovës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së ‘Kurban Bajramit’.
Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kishës Katolike të Kosovës, gjatë kësaj vizite në BIK, shprehu urimet e përzemërta për festën e ‘Kurban Bajramit’. Ai theksoi se flijimi dhe vujtjet tona janë kapitali i ynë, sepse, sipas tij, është mrekulli e Zotit mbijetesa e jonë.
























