Kurban Bajrami, Spahiu mesazh për Kosovën: Ruani durimin e maturinë
BKT
Foto: KMSH
Shqipëri

Kurban Bajrami, Spahiu mesazh për Kosovën: Ruani durimin e maturinë

RTSh

Besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë sot (28 qershor) festën e Kurban Bajramit, e mijëra besimtarë kanë falur namazin në sheshin "Skënderbej" në orën 06:00.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu në fjalën e tij u shpreh se Kurban Bajrami është një festë madhështore, pasi buron nga një akt i pashembullt dashurie, bindjeje dhe durimi i njeriut ndaj krijuesit të gjithësisë.

Spahiu dha mesazhin ndaj besimtarëve se gjëja më e mirë për ta, është përmbajtja ndaj besimit në praktikë.

Ajo që i mungon njeriut të kohës sonë, tha Spahiu, është arsyetimi dhe pasioni.

“E rëndësishme për çdonjërin prej nesh është që të mos krijojë konfuzion konceptesh, mos ta shesë këtë jetë me çmim të lirë, siç është pasuria e kësaj bote, pushteti e rendja pas gjërave të padobishme. Por të punojmë për qëllimin final të krijimit tonë, të arrijmë kënaqësinë e Zotit me çdo vepër tonën”, tha Spahiu, teksa dha një mesazh dhe popullin e Kosovës. Spahiu iu kërkoi të ruajnë durimin e maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në veri.


MË SHUME NGA Shqipëri