Donjeta Sadiku eliminohet nga “Krakow 2023”
BKT
Sport

Donjeta Sadiku eliminohet nga “Krakow 2023”

F.Bytyqi /RTKLive

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat Evropiane “Krakow 2023”, që po mbahen në Poloni.  

Donjeta është mundur në çerekfinalen e nga francezja Estelle Mosselly, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Donjeta bëri paraqitje të mirë, sidomos në rundin e fundit, megjithatë, ajo nuk ia doli të mposhte francezen.

Boksierja jonë e mbyll aventurën në Krakow me dy fitore dhe një humbje.

Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën olimpike do ta kërkojë në turnet e radhës të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.