Reali ‘blindon’ Camavinga-n, një miliardë euro klauzola e lirimit
BKT
Sport

Reali ‘blindon’ Camavinga-n, një miliardë euro klauzola e lirimit

F.Bytyqi /RTKLive

Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, ka pranuar të zgjasë kontratën e tij me mdarilenët deri në vitin 2028, raporton “Marca”.

Marrëveshja e re përfshin një rritje të konsiderueshme të pagës dhe një klauzolë lirimi të caktuar në shifrën prej 1 miliardë euro.

Camavinga është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Liverpoolin.

Megjithatë, lojtari thuhet se ka pranuar kontratën e re të vlefshme për pesë vite e ardhshme.

Camavinga sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelottit.