Stoltenberg: Kosova e Serbia t’i rikthehen dialogut
BKT
Lajme

Stoltenberg: Kosova e Serbia t’i rikthehen dialogut

B. H. | RTKlive

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka qenë një nga temat e diskutuara në takimin që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pasur me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Me këtë rast Stoltenberg u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga veprimet që e përshkallëzojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se në këtë takim u trajtua rëndësia e misionit të KFOR-it në Kosovë, i cili vazhdon të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.


MË SHUME NGA Lajme