Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, ekzekutohen babë e bir
BKT
Shqipëri

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, ekzekutohen babë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dukagjin të Shkodrës pasditen e kësaj të enjte (29 qershor), ku janë ekzekutuar me armë zjarri babë e bir.

Viktimat janë identifikuar si Gjokë Gurra 57 vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër. Viktimave, mbrëmjen e kaluar, persona të paidentifikuar i kishin djegur banesën, në fshatin Sumë të njësisë Pult në Dukagjin.

Bëhet me dije se gjate ditës së sotme, babë e bir kanë shkuar për të parë banesën e djegur, kur janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Ende nuk dihet arsyeja, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


MË SHUME NGA Shqipëri