22:01 / 29.06.2023
PSG nis mbrojtjen e titullit kundër Lorientit
Uran Krasniqi / RTKLive
Paris St Germain do të fillojë mbrojtjen e titullit të Ligue 1 në shtëpi ndaj Lorientit.
Edicioni i ri fillon më 12 gusht dhe tashmë është publikuar orari për sezonin 2023-2024.
Lens që përfundoi vetëm një pikë pas PSG-së do të fillojë sezonin e ri në Brest.
Olympique de Marseille, i cili në edicionin e sapombyllur përfundoi i treti, pret Stade de Reims.
Edicioni i ri do të jetë me tetëmbëdhjetë skuadra dhe jo me njëzet, me vetëm dy klube të promovuara nga niveli i dytë, derisa katër skuadra të Ligue 1 kanë ranë një nivel më poshtë.























