Lineker: Barcelona është në periudhë tranzicioni
Uran Krasniqi / RTKLive
Barcelona po kalon një periudhë tranzicioni, pavarësisht se fitoi La Ligan sezonin e kaluar.
Ky është mendimi i ish-sulmuesit të Barçës, Gary Lineker, i cili ka shënuar pesëdhjetë e një gola në 138 paraqitje për katalanasit midis viteve 1986 dhe 1989.
Barcelona edicionin e kaluar doli e para në La Liga me dhjetë pikë më shumë se sa Real Madrid, por u mposht nga "mbretërit" si në Copa del Rey ashtu edhe në Superkupën e Spanjës. Ndërsa në Evropë, Barça u eliminua herët në Champions League si dhe pësoi humbjenga Manchester United në fazën nokaut të Europa League.
“Garda e vjetër janë larguar të gjithë tani. Xavi, Iniesta, Messi, dhe tani po shohim Busquets dhe Jordi Alba që po shkojnë gjithashtu.
Tani është koha për lojtarët e rinj. Është një shans i mirë për ta", ka thënë anglezi.























