Iniesta luan ndeshjene fundit për Vissel Kobe
BKT
Sport

Iniesta luan ndeshjene fundit për Vissel Kobe

Uran Krasniqi / RTKLive

Legjenda e futbollit spanjoll Andres Iniesta ka luajtur të shtunën ndeshjen e tij të fundit për klubin japonez, Vissel Kobe.

Në barazimin 1-1 me Consadole Sapporo në J-League, spanjolli ka luajtur për pesëdhjetë e shtatë minuta. 

Para se të bashkohej me Kobe në vitin 2018, Iniesta kishte bërë mbi 600 paraqitje për Barcelonën, me të cilën kishte fituar katër herë Champions Leaguen dhe nëntë herë La Ligan. 

Ai ka thënë se synon të vazhdojë të luajë futboll, por nuk ka njoftuar se ku do të ndodhë një gjë e tillë.