Juventus nënshkruan me Timothy Weah
BKT
Sport

Juventus nënshkruan me Timothy Weah

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus ka nënshkruar me amerikanin e Lille, Timothy Weah, ka njoftuar klubi i Serie A të shtunën.

"Timothy është një lojtar i gjithanshëm, i aftë për mbrojtje dhe sulm. Në Lille ai fitoi kampionatin francez në sezonin 2020-21 dhe Superkupën e Francës një vit më pas", ka theksuar skuadra italiane. 

Weah ka luajtur njëzet e nëntë herë për Shtetet e Bashkuara, duke shënuar katër gola. 

Ai është djali i George Weah, i cili është fitues i Topit të Artë dhe i cili gjatë viteve të nëntëdhjeta kishte luajtur për Milanin.