Bulevardi "Xhorxh Bush" mbyllet për qarkullimin e automjeteve
BKT
Foto: Komuna e Prishtinës
Në Fokus

Bulevardi "Xhorxh Bush" mbyllet për qarkullimin e automjeteve

M.Sh/RTKLive

Bulevardi "Xhorxh Bush" mbyllet për qarkullimin e mjeteve për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të ​Universitetit Ndërkombëtar Veror. Kështu ka njoftuar të dielën Komuna e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se, Bulevardi "Xhorxh Bush" i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023.  Kjo do të bëhet për t'i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale "Trafiku Urban" në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë, njofton Komuna.

“Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”njofton Komuna e Prishtinës


MË SHUME NGA Në Fokus