Firmino largohet nga Llapi
Uran Krasniqi / RTKLive
Alef Firmino nuk është më futbollist i Llapit. Klubi nga qyteti i Podujevës ka njoftuar për transferimin e brazilianit tek Sutjeska Niksic.
"Drejtuesit e klubit tonë kanë rënë dakord me lojtarin Alef Firmino për transferimin e tij në klubin Sutjeska Niksic.
Ky transferim u bë i mundur me pëlqimin e dy klubeve dhe të lojtarit.
Për këtë transferim u angazhuan maksimalisht drejtuesit e klubit tonë, respektivisht Nënkryetari i klubit z. Bahri Ademi me Drejtorin e Transfereve Internacionale, z. Arbenit Sinani.
Alef Firmino ishte pjesë e klubit tonë nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime", ka njoftuar klubi nga Podujeva. "Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë Alef Firminon për kontributin e dhënë si dhe i dëshirojmë shumë suksese në aventurën e tij të re tek klubi Sutjeska Niksic".























