Inspektorati Policor i Kosovës shënon përvjetorin e 17-të të themelimit
BKT
Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës shënon përvjetorin e 17-të të themelimit

F.S / RTKlive

Sot në ndërtesën e Inspektoratit Policor në Kosovës në Hajvali, do të mbahet një ceremoni me rastin e përvjetorit të 17- të të themelimit të këtij Inspektorati.

Sipas një njoftimi për media, në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në njoftim thuhet se si pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe nënshkrimi i Deklaratës për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.

Themelimi i Forumit Rajonal  vjen pas konferencës rajonale së mbajtur në Prizren këtë vit ku  një prej konkluzioneve ishte ai për themelimin e forumit të përbashkët të agjencive të mbikëqyrjes/kontrollit policor të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së.


MË SHUME NGA Lajme