Genc Nuza përfaqësues i Kosovës në Kampionatin Evropian U19
BKT
Sport

Genc Nuza përfaqësues i Kosovës në Kampionatin Evropian U19

Qëndresa Krelani /RTK/

Kampionati Evropian për kategorinë U19 fillon sot në Maltë dhe Kosova do të përfaqësohet nga 7 herë gjyqtari më i mirë i Kosovës, Genc Nuza.

Ai sonte do të jetë arbitër i 4-t në ndeshjen Maltë - Itali duke i asistuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Yigal Frid nga Izraeli.

Nuza javë më parë suksesshëm referoj si arbitri kryesorë ndeshjen Finlande - San Marino për  kualifikueset e EURO 2024 si rezultat i vlerësimit të lartë që ka bërë për të shtëpia më e madhe evropiane e futbollit (UEFA).