Bill Clinton mbërrin në Tiranë
BKT
Lajme

Bill Clinton mbërrin në Tiranë

Edona Potvorica RTK /RTKlive

(E plotësuar) Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbërritur ne aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Me flamujt e SHBA-ve në duar, shumë qytetarë shqiptarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë pak përpara ceremonisë për ish-presidentin Clinton.

Bill Clinton do të nderohet me medaljen e Yllit të Mirënjohjes Publike, ndërsa do të mbajë një fjalim para popullit shqiptar, raporton rtsh.al.

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton dhe kryeministri shqiptarë, Edi Rama, do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, avion dhe teksti

Tirana mirëpret ardhjen e Bill Clinton-it

Tirana i ka bërë të gjitha përgatitjet që në orën 19:00 të mirëpresin në një ceremoni të posaçme zyrtare ish-presidentin Bill Clinton.

Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Mediat në Tiranë raportojnë se në kryeqytetin shqiptar, ai do të qëndrojë pas një ftese të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama.

Shkuarja e tij në Shqipëri përkon me festën e pavarësisë së SHBA-së, që është më 4 korrik.

Përveç takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ai do të pritet edhe nga presidenti Bajram Begaj, si dhe do të ketë edhe takime të tjera.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Foto: Edona Potvorica


MË SHUME NGA Lajme