08:44 / 04.07.2023
Edhe Zaha në Arabinë Saudite, gati super-oferta
F.Bytyqi/RTKLive
Wilfried Zaha është lojtari i radhës që mund të bëhet pjesë e futbollit të Arabisë Saudite.
Sipas medieve britanike, Al-Ettifaq FC, skuadër nga Arabia Saudite, është duke bërë përpjekje për të blerë Wilfried Zaha këtë verë.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë tashmë është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Crystal Palace.
Megjithatë, siç raportohet, Zaha ende ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve, por nuk përjashtohet mundësia që lojtari të transferohet në klubin Saudite, pasi që thuhet se klubi Al-Ettifaq FC është duke përgatitur një super-ofertë për Zaha.
Kujtojmë se skuadra saudite dje ka emëruar Steven Gerrard trajner të skuadrës.























