Presidentja: Më 4 korrik festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa lirinë tonë
BKT
Lajme

Presidentja: Më 4 korrik festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa lirinë tonë

F. Sertolli /RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka uruar SHBA-në me rastin e 4 Korrikut, festës kombëtare.

Ajo ka thënë se, më 17 Shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës.

“Më 4 korrik, festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë. Sepse liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka thënë se 17 Shkurti dhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: Lirinë.

“Një liri e ndërtuar mbi aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës, përgjithmonë”, ka thënë e para e vendit, Vjosa Osmani.


MË SHUME NGA Lajme