Kryeministri iu drejtohet mërgimtarëve: “Edhe këtu mund të bëhet mirë”
BKT
RTK
Lajme

Kryeministri iu drejtohet mërgimtarëve: “Edhe këtu mund të bëhet mirë”

M. Pasoma / RTKlive

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti i ka dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve. Ai ka thënë se kthimi i tyre në Kosovë është moment i veçantë dhe shpreh lidhjen e përjetshme që tejkalon kufijtë dhe kohën.

Ndër të tjera ai ka përmendur edhe punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.

“Është rruga e mërgatës, shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja, rruga do të jetë vetëm njëra nga gjërat që do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mire e drejtë sikur në vendet ku punoni e veproni”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aprovuar një listë aktivitetevesh për mërgimtarët në fushat e sportit, kulturës dhe kampe verore si mundësi për bashkëveprim të gjeneratave të ndryshme.


MË SHUME NGA Lajme