21:53 / 05.07.2023
Atletico Madrid transferon turkun Caglar Soyuncu
Uran Krasniqi / RTKLive
Atletico Madrid ka nënshkruar me futbollistin turk, Caglar Soyuncu.
Mbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Leicister Cityt në Angli.
Sipas njoftimit nga klubi i kryeqytetit spanjoll, bëhet fjalë për një marrëveshje katërvjeçare.
Pas rënies së klubit nga Premier League, gjashtë lojtarë përfshirë edhe Soyuncu pas përfundimit të kontratave në qershor, u larguan nga Leicester.
Reprezentuesi turk i ishte bashkuar Leicesterit nga skuadra gjermane Freiburg në vitin 2018, ku në Premier League ka bërë rreth 130 paraqitje.
Soyuncu, që nga debutimi i tij në një miqësore kundër Suedisë në mars 2016, ka bërë më shumë se 50 paraqitje për Turqinë.























