Mesfushori brazilian i hapur për rikthimin te Barcelona
BKT
Sport

Mesfushori brazilian i hapur për rikthimin te Barcelona

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori i Juventusit Arthur Melo e ka pranuar se do të ishte i hapur mundësisë për t’u rikthyer te Barcelona.

Braziliani e kaloi edicionin e kaluar huazim te Liverpooli, ku dështoi ta tregojë veten në fushë shkaku i lëndimeve.

Sidoqoftë, për “Mundo Deportivo” ai tha: “Në botën e futbollit, gjithçka mund të ndodh. Kam jetuar momentet të mira aty dhe stili i tyre më përshtatet”.

“Flas shumë me Frenkie de Jong, Busquest dhe Jordi Alba, edhe pse u larguan. Janë miq të mirë. Gjithnjë kam provuar t’i shoh ndeshjet e tyre sepse më pëlqen stili i lojës”.

“Do të rikthehem në Torino, por afati veror është i gjatë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodh. Diçka interesante ndoshta vjen për mua dhe Juventusin. Kam kontratë dhe e respektoj, por të shohim”.

Juventus nuk e ka në plane lojtarin dhe do të ishte i hapur ta shiste në çdo mundësi.