Gjiganti i Premier League-s e kërkon Dybala-n
BKT
Sport

Gjiganti i Premier League-s e kërkon Dybala-n

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Chelsea raportohet se është në negociata me yllin e Romës, Paulo Dybala-n.

Sulmuesi argjentinas, i cili shkëlqeu tek “romakët” në sezonin e kaluar është një temë e “nxehtë” e kësaj verë.

Dybala sipas medieve britanike, është synim i “Bluve” të Londrës. Roma ka probleme financiare, derisa sulmuesi argjentinas dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj kampioni i botës me Argjentinën mund të shitet gjatë kësaj verë.

Menaxheri i Chelsea-s, Pochettino kërkon një sulmues, dhe siç raportohet, Dybala është dëshira e strategut argjentinas.

Dybala mund të transferohet në “Stamford Bridge” pasi e Chelsea mund t’ia dyfishojë ose trefishojë pagën që ai merr te Roma.