11:30 / 06.07.2023
Skriniar edhe zyrtarisht lojtar i PSG-së
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi sllovak Milan Skriniar edhe zyrtarisht është lojtar i ri i PSG-së.
Kampionët në fuqi të Francës përmes një njoftimi, kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Interit.
Skriniar dhe PSG kanë firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
Sllovaku tek Interi është një nga lojtarët më të mirë, duke zhvilluar 246 ndeshje në pesë sezona dhe ka shënuar 10 gola.
Skriniar me skuadrën “Nerazure” kishte fituar Serie A (2021), Kupën e Italisë (2022 dhe 2023) dhe Superkupën e Italisë (2021 dhe 2022).























