Rama: S`ka ngecje të procesit të Berlinit
BKT
Lajme

Rama: S`ka ngecje të procesit të Berlinit

RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën në Shkup, deklaroi se ende ka shpresë për takimin me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit sipas Ramës, nuk e ka harruar Kanunin, që kur të vjen në shtëpi, edhe hasmit i hapet dera.

“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha Rama.

Ai, gjithashtu, tha se Procesi i Berlinit nuk ka ngecur nga iniciatorët e Ballkanit të Hapur, ndërsa përsëriti se tani është koha që vendet e Ballkanit të zhyten me mendje dhe me zemër në këtë proces.

Më 16 tetor 2023, Tirana zyrtare do të presë samitin e Procesit të Berlinit. Por qeveria shqiptare  ka nisur përgatitjet që tani. Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama, do të nisë të enjten një vizitë në rajon e cila fillon nga Shkupi.

Pas Maqedonisë së Veriut, Rama ka udhëtar drejt Kosovës, ku do të takojë presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme