E kryer, Granit Xhaka është lojtar i ri i Bayer Leverkusenit
BKT
Sport

E kryer, Granit Xhaka është lojtar i ri i Bayer Leverkusenit

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka tashmë është lojtar i ri i klubit gjerman, Bayer Leverkusen.

“SportBild” të enjtën raporton se reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është parë duke shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore.

Xhaka, i cili edhe më parë ka bërë karrierë në Bundesligën gjermane tek Borussia Monchegblach, shumë shpejtë pritet të kompletojë transferimin te skuadra e Leverkusenit.

Siç raportohet, marrëveshja mes Bayern Leverkusen dhe Arsenalit ishte arritur qysh në muajin maj, derisa “Topçinjtë” do fitojnë 25 milionë euro nga shitja e kartonit të Xhakës.

Kosovari thuhet se do të firmos kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2028.