Cesar Azpilicueta i bashkohet Atletico Madridit
BKT
Sport

Cesar Azpilicueta i bashkohet Atletico Madridit

Uran Krasniqi / RTKLive

Atletico Madrid ka afruar mbrojtësin Cesar Azpilicueta, ka njoftuar skuadra e La Ligas të enjten.

Futbollisti spanjoll ka kaluar te Atletico si lojtar i lirë pasiqë kontratës së tij me klubin anglez i kishin mbetur edhe dymbëdhjetë muaj dhe në rastin e Atleticos bëhet fjalë për një marrëveshje njëvjeçare. 

Për njëmbëdhjetë sezone Azpilicueta ka bërë te Chelsea më shumë se 500 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar shtatëmbëdhjetë gola dhe duke dhënë pesëdhjetë e gjashtë asistime. Ai kishte fituar Champions Leaguen si kapiten i Chelseas në vitin 2020.