Turku Arda Guler transferohet te Real Madrid
BKT
Sport

Turku Arda Guler transferohet te Real Madrid

Uran Krasniqi / RTKLive

Arda Guler tashmë është lojtar i Real Madridit, ka njoftuar klubi spanjoll të enjten.

Real Madrid në njoftimin e vet për transferimin e futbollistit turk ka ndarë të dhëna biografike e të karrierës së tij, por jo edhe vlerën monetare që e ka paguar për të si dhe detaje të tjera. 

Për futbollistin deri në momentin e fundit ishte në garë edhe klubi i tjetër i madh nga Spanja, Barcelona. 

Tetëmbëdhjetë vjeçari është larguar nga Fenerbahce me të cilën ka fituar Kupën e Turqisë. Futbollisti i lindur më 2005 në pesëdhjetë e një paraqitje për skuadrën e tij ka shënuar nëntë gola si dhe ka bërë dymbëdhjetë asistime.