West Ham gjen pasuesin e Rice, gati ofertën për yllin e Juves
BKT
Sport

West Ham gjen pasuesin e Rice, gati ofertën për yllin e Juves

F.Bytyqi/RTKLive

West Ham United është duke përgatitur ofertën për mesfushorin e Juventusit Declan Zakaria.

Zvicerani kaloi edicionin e kaluar huazim te Chelsea, por që klubi londinez vendosi të mos e blejë shkaku i paraqitjeve jo të mira.

Sidoqoftë, Zakaria që s’ndodhet as në planet e Juves mund të rikthehet në Londër, veçse këtë herë te West Ham.

Sipas asaj që raporton “Sky Italia”, “Çekanët” do të bëjnë një ofertë për zviceranin në vlerën e 18 milionë funteve pasi duan ta rindërtojnë mesfushën meqenëse shiten Declan Rice te Arsenali.

Juventus e vlerëson Zakarian rreth 25 milionë euro, andaj dy klubet do të hynë në negociata.

Klubi londinez e ka lërë të hapur mundësinë që edhe ta rrisin ofertën nëse “Zonja e Vjetër” assesi s’pranon ta shet nën atë çmim.