12:07 / 07.07.2023
Rama në Sarajevë, takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH-as
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovës, sot është duke qëndruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u prit në Sarajevë nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Borjana Kristo.
“Sarajevë – Takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Pas takimit mes dy liderëve, Rama dhe Kristo kanë zhvilluar një tjetër takim me delegacionet përkatëse.
Pas Bosnjës, Rama do ta vizitojë Serbinë dhe Malin e Zi. Turi i tij ballkanik vjen në kuadër të procesit të Samitit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.
























