Ndizen qirinj në përvjetorin e 28-të të gjenocidit të Srebrenicës
BKT
Lajme

Ndizen qirinj në përvjetorin e 28-të të gjenocidit të Srebrenicës

Sh.Gashi/RTKlive

Me 11 korrik, këtë të martë është përvjetori 28 i gjenocidit në Srebrenicë, më këtë rast Organizata Jo qeveritare YIHR KS ka bërë thirrje që të mblidhen qytetarët dhe të ndezim qirinj për nder të kujtimit të të gjitha viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

“E ardhmja fillon vetëm me njohjen e të kaluarës, prandaj ne do bashkohemi për të kujtuar dhe ndriçuar mbi ngjarjet tragjike, çnjerëzore të para 28 viteve”, thuhet në njoftim .

Ky organizim do të bëhet  me 11 korrik, te sheshi ‘Skënderbeu’, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në orën 20:30, për të përkujtuar të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

“Jemi të përkushtuar të kujtojmë të kaluarën dhe të gjitha krimet e luftës, veçanërisht krimet e kryera gjatë viteve 90-ta në territorin e ish-Jugosllavisë. Kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat dhe kërkojmë që të njihet e vërteta. Vetëm në këtë mënyrë do mund të arrijmë bashkëjetesë paqësore”, thuhet në njoftim.


 


MË SHUME NGA Lajme