Ugarte i bashkohet PSG-së
BKT
Sport

Ugarte i bashkohet PSG-së

Uran Krasniqi/RTKLive

Pavarësisht interesimit të Chelseas, Manuel Ugarte ka zgjedhur t`i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Qëkur Luis Enrique u prezantua si trajner në fillim të kësaj jave PSG ka konfirmuar transferimin e tre futbollistëve ku pos reprezentuesit të Uruguajit janë afruar edhe Marco Asensio e Milan Skriniar.

Klubi francez ka dhënë disa detaje nga kontrata e Ugarte. "Reprezentuesi i Uruguait ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, ku ai do të qëndrojë  në Paris deri më 30 qershor 2028", ka shkruar PSG në faqen e vet zyrtare.

Edhe futbollisti ka komentuar rreth transferimit. 

“Unë jam sinqerisht shumë i lumtur që mund të bëj këtë hap në punë në kohë, në një klub kaq të madh", ka thënë njëzet e dy vjeçari. "Unë do të jap gjithçka për Paris Saint-Germain”.

Ugarte së fundmi ishte pjesë e Sporting CP, ku kishte realizuar pesëdhjetë e gjashtë ndeshje.