Saliba mbetet te Arsenal edhe për pesë vite
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi francez William Saliba ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Arsenalin, ka njoftuar klubi anglez të premten.
Sipas njoftimi të Arsenalit bëhet fjalë për një marrëveshje pesë vjeçare, që do të thotë se futbollisto do ta veshë fanellën e skuadrës deri në vitin 2028.
Në sezonin e fundit ku Arsenal doli nënkampion, njëzet e dy vjeçari ishte pjesë e skuadrës, duke bërë tridhjetë e tri paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar tri herë e duke asistuar një herë.
Trajneri Mikel Arteta ka folur për zgjatjen e kontratës së francezit.
"William dëshmoi sezonin e kaluar se sa i mirë dhe sa i rëndësishëm është për skuadrën tonë. Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me William", ka thënë spanolli për faqen e klubit.























