Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani - Ludogorets
BKT
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani - Ludogorets

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen kundër Ludogorets në kuadër të kualifikimeve për Champions League.

"Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online. Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri. Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro, dhe VIP 25 euro", ka shkruar klubi suharekas në faqen e vet. 

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të premten se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e të martës është e para, ndërsa pas një jave do të jetë ndeshja e dytë në Bullgari.