19:42 / 07.07.2023
Liria transferon futbollistin afrikan
Uran Krasniqi/RTKLive
Skuadra e ngjitur në Superligë, Liria e Prizrenit, është përforcuar me futbollistin nga Afrika e Jugut, Siyabonga Dube.
Për marrëveshjen klubi ka njoftuar të premten.
"Siyabonga Dube vjen nga Superliga e Afrikës së Jugut me një përvojë të begatë edhe në përfaqësuesen e Afrikës së Jugut.
Kontrata dhe të gjitha formalitet me lojtarin kanë përfunduar me sukses", ka njoftuar klubi prizrenas.
Për transferimin ka folur edhe vetë futbollisti.
"Sfida e re me me Lirinë do të jetë diçka e veçantë për mua, për ç'gjë jam shumë i lumtur", ka thënë futbollisti përmes video-bisedës.























